Loading...

Dita e dyte e “Venecias”: Raporti me 11 tetor | ABC News Albania

Në ditën ne dytë të qëndrimit në Tiranë, Komisioni i Venecias ka përfunduar takimin me Komisionin e Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kaarlo Tuori, drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias deklaroi në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor se tashmë e kanë një ide nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën dhe në 11 Tetor do të dalin me raportin përfundimtar.

"E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor", tha ai./ABC News Albania 24/7

Loading...
Related Videos
Keyword most popular